Pyetje dhe përgjigje
Gjenetika është një degë e biologjisë që merret me studimin e gjeneve, variacionet gjenetike dhe trashëgiminë në organizma.
Gjenetika mjekësore gjurmon se si variacioni gjenetik lidhet me shëndetin dhe sëmundjen e njeriut.
Mjekësia e personalizuar, e referuar gjithashtu si mjekësia precize, është një model mjekësor që ndan njerëzit në grupe të ndryshme - me tipare mjekësore, praktika, ndërhyrje dhe / ose produkte që i përshtaten pacientit individualisht bazuar në përgjigjen e tyre të parashikuar sipas analizave gjentike ndaj (ose rrezikun e) sëmundjes.
Këshillimi gjenetik ju jep informacion se si kushtet gjenetike mund të ndikojnë tek shëndeti juaj ose i familjes suaj. Këshilltari gjenetik ose një profesionist tjetër i kujdesit shëndetësor do të mbledhë historikun tuaj shëndetësor personal dhe familjar. Bazuar në këtë informacion, këshilltari gjenetik mund t'ju ndihmojë të vendosni nëse një test gjenetik mund të jetë i përshtatshëm për ju ose të afërmin tuaj si dhe do ta komentojë rezultatin e testit gjentik duke ju dhënë këshilla për tejkalimin e problemit shëndetësor bazuar në të dhvnat tuaja gjenetike.