Mbi jetën dhe veprën
Egzon Avdullahi ka lindur më 1987 në Prizren, Kosovë. Pasi mbaroi shkollën fillore, ishte nxënësi që mori rezultatin më të lartë në provimin pranues të shkollës së mesme. Poashtu mori vlerësimet më të larta në Provimin Kombëtar të Kosovës dhe më pas u regjistrua në Universitetin Hacettepe në Ankara, Turqi, në Departamentin e Mjekësisë dhe aktualisht është doktor.
Në vitin 2005, si studenti më i suksesshëm ai shkoi në Gjermani për të marrë pjesë në projekte të Shkencave Sociale. Në atë kohë ai bëhet i pari në fushën e matematikës në Olimpiadën Shkencore në Kosovë. Në vitin 2006 e themeloi organizatën Seksioni Artistik i të Rinjëve të Prizrenit dhe më pas në vitin 2012 Institutin Akademik mbi Mëshirën.
"Përmes vështirësish gjer ke yjet" ishte TV programi më i shikuar javor i shfaqur në një televizion kombëtar me ndikim të gjerë në Kosovë i regjisuar nga Egzon Avdullahi. Si prodhues i programit televiziv në këtë rrjedhë për gjashtë vite ishin ndihmuar më shumë se katërqind familje në nevojë.
Ka marrë pjesë në një sërë projektesh në vendet e rajonit, si në Shqipëri, Mal të Zi, Maqedoni dhe Turqi... Ai është një programues profesional dhe themelues i IT kompanisë profesionale "Arivisti" që operon në Ballkan e më gjerë. Në sektorin medial është themelues dhe pronar i agjencisë së lajmeve Prizren Post, që njihet si observatori i vetëm medial në Ballkan që bën transmetim në katër gjuhë.
Në vitin 2012 ai u regjistrua si studenti i parë më i mirë në departamentin e Shkencave Politike në Universitetin e Prishtinës në Kosovë.
Në vitin 2013 në sensin e filantropisë, për të mbushur nevojat kulturore dhe për të ngritur vetëdijen humanitare në masë ai themeloi Gjysëmhënën e Gjelbër të Kosovës.